Vetura godet për vdekje gruan shqiptare në Bronx të New Yorkut


Një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Bronx të New Yorkut pasi është përplasur nga një veturë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur shumë pranë shtëpisë së 59-vjeçares P.N e cila kishte dalë për të blerë pica. Ajo u përplas nga një makinë teksa po ecte në trotuar të premten. Automjeti i cili ka hipur në trotuar ka përplasur gruan drejt një gardhi metalik.

59 vjeçarja u dërgua në spital, por ndërroi jetë teksa i nënshtrohej operacionit. Lajmin e ka konfirmuar vajza e saj 32-vjeçare, e cila tha për mediat amerikane se nëna e saj nuk e meritonte këtë vdekje. “Ajo ishte një grua e mirë dhe e ëmbël. Ajo nuk e meritonte këtë. Ishte katër hapa larg shtëpisë”, tha 32 vjeçarja.
Viktima ishte nënë e tre fëmijëve dhe kishte një nip.

Shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin tha se ai doli në trotuar pasi devijoi për të shmangur goditjen me një furgon të ndaluar në kryqëzimin e rrugëve Bronxdale dhe Cruger. Ai u dërgua në polici dhe autoritetet thanë se përplasja duket të ketë qenë aksidentale. Automjeti në fjalë ka pasur 168 shkelje, ndër të cilat 20 shkelje të shpejtësisë në zonat pranë shkollave.

Baby Boo