Vetura godet një të moshuar me biçiklete në Tetovë, dërgohet me urgjencë në spital


Me datë 19.11.2023 në ora 13:30 në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë, një veturë e ka goditur biçikletën e drejtuar nga R.M.(75) nga Tetova dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip inspektues nga RVR Tetovë ka kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Baby Boo