Vetura godet një fëmijë 11-vjeç


Një tjetër ak*sident ka ndodhur sot në Kosovë, ku një vetura ka go*ditur një këmbësor në fshatin Çikatovë e re të komunës së Drenasit.
“Rreth orës 16:00, në fshatin Çikatovë e re të Drenasit, ka ndodhur një aks*ident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti në levizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aks*identit rrugor lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori (i mitur 2009). Personi i lën*duar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”,ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident.

Baby Boo