Vetura godet këmbësoren në vendkalimin për këmbësorë


Pa vetëdije e shtrirë në asfalt mbeti një udhëtare pasi mori një goditje nga një veturë rreth orës 10:20 në Shkup. Sipas dëshmitarëve zonjusha ishte duke kaluar rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në vendkalimin për këmbësorë afër QT “Ramstore” kur edhe u përplas nga makina e tipit Fiat me targa të Shkupit. Në vendngjarje erdhi edhe autoambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë. Vozitësi mbeti në pritje, por nuk vërehet të ketë polici për të bërë ekspertizën e rastit.

Baby Boo