Vetura e Policisë Ushtarake përpara selisë së VMRO-DPMNE-së, deklarohen nga Ministria e Mbrojtjes


Një veturë e Policisë Ushtarake mbrëmë është fotografuar në afërsi të selisë së VMRO-DPMNE-së, në kohën kur Ministria e Punëve të Brendshme, ka kryer kontrolle për gjetjen e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, i cili momentalisht gjendet në arrati për shkak se nuk është paraqitur në Burgun e Shutkës për ta mbajtur dënimin me burg prej 2 vjetëve për rastin “Tanku”, njofton Portalb.mk.

Vetura është fotografuar dhe është publikuar në rrjetet sociale. Grupi “Bojkotoj”, të cilët janë të afërt me partinë opozitare, ka akuzuar se po keqpërdoret ushtria me qëllim që t’i bëhet trysni partisë së VMRO-DPMNE-së, por nga Ministria e Mbrojtjes thonë se është dezinformatë, pasi që vetura në fjalë ka qenë në detyrë për të shoqëruar një delegacion të huaj.

“Bëhet fjalë për aktivitet të rregullt të Policisë Ushtarake e cila mbrëmë ka kryer detyra për shoqërimin e delegacionit të lartë ushtarak prej jashtë vendit, e cila është gjendur në hotelin “Best Vestern” e cila ndodhet në afërsi të selisë së VMRO-DPMNE-së”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Baby Boo