Vetura e godet ariun, në rrugën Tetovë-Jazhincë


Mbrëmë (05-tetor) në ora 21:15 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, vetura “Citroen” me targa të Shkupit e drejtuar nga 45-vjeçari M.P. nga Shkupi ka goditur një ari e cila ka mbetur e ngordhur në vendin e ngjarjes. Në automjet nuk ka persona të lënduar, ndërsa ariu është dorëzuar në Parkun Kombëtar “Mali Shar”. Ekipi nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.

Baby Boo