Vetura e Ambasadës Hungareze nga Beogradi është gjendur në hotel “Marriott” gjatë prangosjes së Sasho Mijalkovit


Një veturë me targa diplomatike, në pronësi të Ambasadës Hungareze nga Beogradi mbrëmë ka qenë në garazhet nëntokësore të hotel “Marriott” në sheshin e Shkupit, gjatë prangosjes së ish shefit të DSK-së Sasho Mijalkov.

Vetura është gjendur në garazhet nëntokësore të hotelit në fjalë në kohën kur anëtarët e njësitit special “Alfa” të urdhëruar nga gjykata penale kishin shkuar t’a kapnin Sasho Mijalkovin.

Nëse prania e veturës me tabela diplomatike ishte rastësi apo diçka më shumë se kaq, nuk ka informacion.

Kushëri i Mijalkovit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, tashmë është e njohur zyrtarisht se ai ka ikur nga Maqedonia me ndihmën e automjeteve të diplomacisë hungareze që kaluan nëpër Shqipëri, Malin e Zi dhe Serbi.Pa Censurë

Baby Boo