Vettingu shkarkon edhe një prokurore nga detyra


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i Shqipërisë ka vendosur ditën e sotme për shkarkim nga detyra të prokurores Rovena Gashi.

Pas verifikimeve të thelluara nga KPK, u arrit në konkluzionin se Gashi, nuk justifikon pasurinë e saj me burime të ligjshme ligjore dhe ka bërë deklarim të pasaktë.

KPK ka ngritur dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit, të paktën sipas faturave të OSHEE, ndërsa prokurorja pretendon se babai i saj është administrator i pallatit.

Gashi nuk ishte e pranishme në seancë. Ajo bojkotoi edhe seancën dëgjimore, transmeton atsh.

Po ashtu ish-drejtuesja e njësisë për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme është në hetim, bashkë me bashkëshortin e saj, Dritan Gina, për fshehje pasurie. Më herët, ata u pezulluan të dy me vendim të kryeprokurores Arta Marku. /Telegrafi/

Baby Boo