Vetëvritet një i burgosur në Dubravë


Një i burgosur ka mbytur veten mbrëmë në burgun e Dubravës, raporton Gazeta Express. I burgosuri në fjalë, mësohet se kishte probleme psikike.

Viktima ka qenë e moshës 30 vjeç.

Rasti ka ndodhur në pavijonin e të burgosurve me probleme mendore në Burgun e Dubravës.

Gazeta Express ka mësuar se 30-vjeçari kishte provuar të vetëvritet edhe më parë, disa herë.

Deri më tash Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka dhënë informacione për rastin.

Zëdhënësi Jeton Kabashi ka refuzuar të flasë për Gazetën Express rreth kësaj ngjarjeje.

Baby Boo