Vetëvritet 43-vjeçari nga Maqedonia për shkak të dashurisë së pakthyer


Tihomir A, 43-vjeçari nga Sveti Nikolla, është vetëvra pasi ka qëlluar me armë vajzën me të cilën ishte i dashuruar. Ai imori jetën vetes për shkak të dashurisë së pakthyer. Ai ishte i fiksuar pas saj për një kohë të gjatë, thonë banorët e zonës shkruan Faktor.mk, transmeton Pa Censurë.

Tihomiri ishte i dashuruar prej kohësh me vajzën 32-vjeçare, e ndiqte vazhdimisht, i dërgonte mesazhe, etj

– Vajza e ka denoncuar disa herë në polici. Ajo nuk ndihej e sigurt, ai e ndiqte vazhdimisht. Ai ishte i fiksuar pas saj. Ka shkuar në vitrinën e pastiçerisë dhe ka pritur që ajo të kalonte që të bënte një foto me të, një selfie dhe ta postonte në rrjetet sociale – thotë një nga banorët e qytetit.

Banorët e njohin si një djalë të mirë që ka punuar si automekanik, para lajmit tragjik që bëri jehonë dje në Sveti Nikollë.

– Sigurisht që nuk kishte ndërmend ta qëllonte. Të dy nuk kanë qenë kurrë në një lidhje dhe as nuk ka pasur ndonjë gjë mes tyre. Thjesht dashuri e pakthyer. Ai e donte shumë, por ajo e injoroi dashurinë e tij. Ajo thjesht kishte jetën e saj, në të cilën nuk kishte vend për të. Atë ditë nuk ishte hera e parë që e ndiqte. Nuk ishte asgjë e re për të. Por nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe si e ka nxjerrë armën. Thonë se pasi ka menduar se e ka vrarë, ka vetëvra veten. Dhe vajza është mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Ajo është qëlluar në shpatull – thonë banorët.

Baby Boo