Vetëvrasjet e pacientëve me koronavirus: Epidemiologu shqiptar zbulon arsyen


Skënder Murtezani epidemiolog në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës zbuloi në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 arsyen se pse ka pasur raste pacientësh me Covid-19 që janë vetëvr*arë.

“Për rastet e vetëvrasjes duhet të merren parasysh disa faktorë: gjendja psikologjike para koronavirusit dhe ilaçet që përdoren për trajtim gjatë koronavirusit. Për shembull hidroksiklorokina njihet se ka efekt anësor tendencën e vetëvrasjes” tha Murtezani.

Mjeku epidemiolog tregoi se si veprohet në SHBA: “Në Amerikë pacientëve që në trajtim kanë hidroksiklorokinë ose steroide një person nga stafi caktohet që të kujdeset për ta dhe të raportojë për çdo ndryshim psikologjik që mund të kenë”.

Sipas Murtezanit ata që e kanë kaluar Covid-19 duhet të jenë të qetë: “Mendoj se ata që e kanë kaluar Covidin duhet të jenë të lumtur. Janë 99% të kuruar dhe të mbrojtur njëkohësisht”.

Baby Boo