Vetëvendosje pas trazirave në qeveri flet për zgjedhjet: Jemi të gatshëm dhe superiorë


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje. Ai po thpotë se Agim Veliu, kur e ka pranuar postin e ministrit, është dashur ta dijë se eprori i tij është Albin Kurti, i pëlqeu kjo apo jo
Bajqinovci ka shkruar në Facebook se veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, kanë qenë gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse.

“Vet pranimi i postit të ministrit nga Agim Veliu në muajin shkurt, ka nënkuptuar se ai do ta ketë shef Albin Kurtin, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu. Veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, ishin gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse. Nuk mund ta kesh shef Albin Kurtin, e të veprosh nën urdhrat e dikujt tjetër, që nuk i takon koalicionit qeverisës, madje Veliu ishte kundërshtari më i madh edhe i koalicionit VV-LDK”, ka shkruar Bajqinovci.

Ai ka shtuar se VV’ja dhe Kurti nuk i nënshtrohen askujt. Madje, ka deklaruar se nëse vendi shkon në zgjedhje, VV është më e gatshme dhe më superiore se në zgjedhjet e kaluara.

“Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti nuk i nënshtrohet e as nuk shantazhohet prej askujt. Ne nuk dëshirojmë ta shohim vendin prapë në zgjedhje në këtë kohë, por nëse ndodh kjo, jemi të gatshëm dhe më superior se në zgjedhjet e kaluara”, ka shkruar Bajqinovci.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mesditën e sotme e jka shkarkuar Agim Veliun nga pozita e Ministrit të Brendshëm.

Baby Boo