Vetëvendosje nuk merr pjesë në varrimin e babait të Visar Ymerit


Lëvizja Vetëvendosje e ka injoruar varrimin e babait të Visar Ymerit. Indeksonline mëson se asnjë prej drejtuesve të lartë të partisë nuk mori pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të nënkryetarit të Partisë Socialdemokrate. Madje, të njëjtit nuk kanë qenë edhe në të pamen e familjes Ymeri.

Bashkë me Albin Kurtin, deputetë e aktivistë të kësaj partie, Ymeri disa herë ishte simbol i rezistencës, prirës e nismëtar i shumë aksioneve që ka marrë kjo parti në vitet e fundit.

Por, përçarjet që pasuan me ndarjen e VV-së, bën që partia e Albin Kurtit të “futet në gjak” duke tradhtuar ish shokët e idealit, me të cilët tashmë duket se nuk kanë të endur, as “dekë”, as dasmë.

Baby Boo