Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Avdullah Hotit


Në njëvjetorin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit, ku LVV’ja kishte dalë si parti e parë, në Vetëvendosje kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Hoti. Në një konferencë para mediave, anëtari i kryesisë së LVV’së, Glauk Konjufca ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë duke thënë se kryeministri Avdullah Hoti në këtë mënyrë do t’i ndihmonte Kosovës.

“Avdullah Hoti ka një shancë me i ndihmu Kosovën. Kjo shancë është me dhanë dorëheqje, vullneti demokratike nuk mundet me u vjedhë”, ka thënë ai. Sipas Konjufcës, duhet që populli të vendos për ata që duhet të jenë në Qeveri.

“Në çdo vend demokratike kur të prishet partneriteti verdikti i kthehet populli, jo me manipulime me ndërtu një qeveri tjetër, e me kthy në pushtet ata që e kanë zhvatë Kosovën, nuk mundet thjesht, kërkesa jonë është e qartë e ky zë thotë jepjani mundësinë edhe njëherë popullit të Kosovës që me ja tregu vendit gjithsecilit”, ka thënë ai.

Baby Boo