Vetëvendosje ironizon mirënjohjen për Hazirin, ia jep një nga NASSA


Lëvizja Vetëvendosje po mban një aksion simbolik në Gjilan, para Teatrit.

Ky aktivitet është organizuar nga aktivistët e qendrës së VV-së në Gjilan, me karakter ironizues lidhur me ngjarjet e fundit në komunë.

Aktivisti i kësaj partie, Luan Aliu ka thënë se nuk janë të autorizuar për të dhuruar një mirënjohje të tillë por që sipas tij, kjo nuk ka rëndësi.

“Sot i kemi sjellë një tjetër “mirënjohje”, që ka kushtuar diku rreth 8 dollarë, e që vjen nga administratori ekzekutiv i NASSA-s, në shenjë falënderimi për kontributin e madh të tij për hapësirën.

“Sipas NASSA-s, ekspertë të shumtë të saj, nëpërmjet satelitëve të vendosur në hapësirë, kanë arritur të detektojnë sinjale të veçanta, të cilat kanë ardhur pikërisht nga Lutfi Haziri, sinjale këto që japin shenja të një shpirti human dhe kontribuues të qytetit të Gjilanit, ku pas një takimi urgjent, është dhënë edhe vendim që ti ndahet ”mirënjohje” personalitetit të madh të Lutfi Hazirit”, ka thënë Aliu, raporton KTV.

Ndryshe LVV javën që vjen do të thërras seancë në Kuvend për të kërkuar dorëheqjen e Hazirit.

Lutfi Haziri, kryetari i Gjilanit, ka deklaruar se është nderuar me mirënjohje nga presidenti amerikan Donald Trump, çmim që i ka dhuruar, sipas tij, ambasadori Otto F.Von Feigenblatt.

Por ky i fundit, po hetohet si i dyshimtë. Ndërkohë, Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar se Otto Von Feigenblatt, që Zyra e Presidentit i dha titullin ambasador nderi, nuk ka lidhje me qeverinë amerikane.

Ambasada e SHBA-së konfirmon se “ambasadori” që nderoi Hazirin s’ka lidhje me qeverinë amerikane

Baby Boo