Vetëvendosje e vetme në protestat kundër Thaçit


Lëvizja Vetëvendosje, si duket nuk po gjen mbështetje për protestën e 29 shtatorit, përmes së cilës do të kundërshtojë veprimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi.

Përderisa me një qëndrim më ndryshe pritej të dilte Lidhja Demokratike e Kosovës, doli se kjo e fundit nuk do ta mbështes protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të mbahet në fund të këtij muaji.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se në rast se mbetet zgjidhja tek protesta, do të jetë LDK-ja ajo që do të organizojë demonstrime të tilla paqësore.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë për KosovaPress se partitë opozitare po garojnë mes vete për tifozeri.

Madje ai ka porositur partitë politike që politikën ta kuptojnë përtej mirëmbajtjes së tifozerisë dhe pretendimeve elektorale që mund t’i ketë.

Kurse për këtë ka folur edhe vet presidenti Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se nuk është në interes të askujt që të protestojë kundër bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën.

Të njëjtin mendim me presidentin Thaçi, ka ndarë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Madje ai pati edhe një pyetje.

Ndërkohë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka ironizuar duke thënë se Vetëvendosja s’ka qenë kaherë në protesta.

Sipas tij, protestat e iniciuara nga Vetëvendosje nuk duhet t’i merr parasysh askush, madje as opozita.

Edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë për KosovaPress se pozita nuk e mbështet protestën e thirrur nga Vetëvendosje. Ndërkohë që e ka quajtur të ligjshme protestën e 29 shtatorit.

Ndryshe, protesta e Lëvizjes Vetëvendosje do të mbahet më 29 shtator./PC

Baby Boo