Veterani i UÇK-së, ministres serbe: Me na nxan ti, hiq gajle s’e kam!


Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç ka paralajmëruar se Beogradi zyrtar kurrë nuk do të heqë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për siç tha ajo, krimet e supozuara ndaj popullatës serbe.
Mirëpo, kjo deklaratë e kësaj ministre është pritur me humor nga disa veteranë të UÇK-së. Ish-ushtari, Baki B. Feta ironizoi duke thënë se “mirëpret” ndjekjen nga Kurboviqi.
“Valla me na nxan ti personalisht hiq gajle s’ish kanë, hahaha…”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, ministrja serbe e Drejtësisë deklaroi se shteti i saj ka ofruar prova të “pamohueshme” në Tribunalin e Hagës dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër siç shprehet ajo, “kri*minelëve të lu*ftës”.
Pasi institucioneve të Republikës së Kosovë iu referua si “të përkohshme”, ajo foli edhe për nismën për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së – të cilën e quajti përpjekje të dëshpëruar për të shmangur të vërtetën për UÇK-në, e cila nga ministrja serbe u cilësua “organizatë terr*oriste”.

Javë më parë, Organizata e Veteranëve UÇK-së njoftoi se një ish-ushtar i saj u ndalua, e më pas lirua, gjatë qëndrimit në Shqipëri me flet-arrest nga Interpoli, bazuar në listën e dorëzuar nga Serbia.

Baby Boo