‘VETERANËT MASHTRUES’: NË LISTË EDHE DEPUTETJA SHQIPTARE, REAGON MENJËHERË


Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që cilësohen si veteranë mashtrues.

Në këtë listë bën pjesë edhe ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani deputetja e AAK-së Time Kadrijaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Kadrijaj, aktualisht deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shfaqur shumë e zemëruar për përfshirjen e saj në këtë listë.

“Unë dezertere e ju heronjë!”, është shprehur ajo.

Në një aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së, raporton Periskopi.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, më 15 gusht të këtij viti ishte dorëhequr për shkak të kërcënimeve që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror kur po hetonte listat e fryra të veteranëve. Kjo bëri që procesi të përshpejtohet pasi edhe pati reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.

Baby Boo