Veteranët e UÇK-së i përgjigjen thirrjes së Zelenskyt për të luftuar ndaj rusëve


Mësohet se disa veteranë të UÇK kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar Ukrainën për të luftuar kundër Rusisë.

Në rrjete sociale ata, madje kanë kërkuar se si mund të kontatojnë me ambasadën e Ukrainës në Tiranë.

Një ndër veteranët e UÇK-së është Feriz Deliu nga fshati Kabash.

Ai është shprehur se ‘ne jemi vullnetarë pa interesa që kemi luftuar në tri luftëra dhe me moral të lartë. Jmi vullnetarë e duam të kontaktojmë me ambasadën në Tiranë. Një Rusi e dobët është një Shqipëri e fortë’.

Deri më tani Kosova ka përgënjeshtruar pjesmarrjen e shtetasve të saj si luftëtarë në Ukrainë.

“Ne i kemi rezistuar dhe i kemi zmbrapsur me sukses sulmet e armikut. Luftimet vazhdojnë në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit tonë. Ne i kemi prishur planet atyre. Ata nuk kanë asnjë avantazh ndaj nesh. Çdo ukrainas duhet të ketë parasysh një gjë: nëse mund të ndaloni dhe shkatërroni pushtuesit, bëjeni. Të gjithë ata që mund të kthehen, të kthehen për të mbrojtur Ukrainën.Të gjithë miqtë që duan të bashkohen me ne, ju lutemi ejani, ne do t’ju japim armë”- kështu u shpreh presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pak ditë më parë në një deklarat për mediat.

Në ligjin e miratuar në Kosovë thuhet se “Kushdo që merr pjesë në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht , në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite”.

Baby Boo