“Vetëm qaj”, ja SMS e Sabrinës me miqtë para se të vritej nga babai

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Australinë, por edhe gjithë Shqipërinë, teksa babai Petrit Lekaj vrau vajzën e tij 20 vjeçe, Sabrina Lekaj. Media australiane “Daily Mail” raporton ditën e sotme se studentja e shqiptare kishte një marrëdhënie të tensionuar me prindërit e saj.

Sigma Doors

Kjo media ka publikuar disa mesazhe që 20-vjeçarja iu kishte dërguar miqve të saj më të afërt, përmes të cilëve përshkruante jetën brenda shtëpisë së saj në Adelaide, ku jetonte me prindërit Petrit e Romina Lekaj.

Sabina iu shkruante miqve të saj për marrëdhënien shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se nuk donte të jetonte më nën një çati me ta.

Disa nga mesazhet

Sabrina: “Unë vetëm qaja …Isha vërtet e zemëruar … sepse nëna ime gjithmonë më thërret k****
Mikja: “Oh, mirë, ti je një vajzë e bukur, mos dëgjo askënd”
Sabrina: “Faleminderit. Opinioni juaj ka shumë rëndësi për mua. Unë dua të studioj, por dua të sigurohem që të kem para”.

Sms