Vetëm një tipar ndikon nëse dikush do të na pëlqejë: Sigurohuni që ta keni atë


Sipas hulumtimeve të fundit se çfarë e tërheq më shumë gjininë e kundërt, pamja fizike nuk luan një rol vendimtar.
Pikërisht në një studim të publikuar muajin e kaluar në revistën amerikane “The Journal of the Acoustic Society of America”, studiuesit u kanë dhënë të anketuarve ushtrime të ndryshme vokale, dhe më pas grupe të veçanta njerëzish kanë dëgjuar regjistrimet dhe i kanë renditur sipas atraktivitetit.

“Kemi arritur në përfundimin se qartësia me të cilën flasim ndikon shumë nëse dikush do të na pëlqejë apo jo”, thotë një nga autoret e studimit, Dr. Sarah Hargus Ferguson.
“Me këtë hulumtim, arritëm në përfundimin se në fakt jemi më tërheqës për të tjerët sa më pak qartë flasim, pra nëse jemi më të paqartë në atë që themi”.

Ekipi i shkencëtarëve të përfshirë në hulumtim beson se këto rezultate tregojnë të ashtuquajturin “dimorfizëm se*ksual”, gjegjësisht paraqitjen kur ndonjë dallim karakteristik, në këtë rast të folurit e paqartë apo mërmëritja, na bën më tërheqës. Sipas tyre, arsyeja për këtë është se truri ynë e përcepton murmuritjen e anës tjetër si një cilësi evolucionare.

“Edhe pse çdo logoped do t’i mësojë fëmijët dhe njerëzit të flasin ngadalë dhe të shqiptojnë çdo fjalë me kujdes, duket se zëri ynë është më tërheqës kur është i paqartë” – tha bashkëautori i studimit, Dr. Daniel Ster nga Universiteti i Kaliforni.
Rezultatet treguan gjithashtu se të folurit e paqartë është më interesant dhe tërheqës për të dy gjinitë, dhe ata besojnë se arsyeja është se truri i mashkullit, përsëri për arsye evolucionare, e percepton atë si “më femëror”.

Baby Boo