“Vetëm në këtë mënyrë LSDM-ja do të fitojë në të ardhmen”, tha Zaevi


“Këto (Petre Shilego dhe Sasha Bogdanoviq) prapa meje janë shokë të mi, dhe është e logjikshme se krenohem me ata, për çdo sukses të tyre edhe pse jam nga Strumica sepse ky është qyteti im kryesor”, kështu kryeministri Zoran Zaev ka lavdëruar punën e të parëve të Shkupit dhe Qendrës, por refuzoi të tregojë, se nëse ndonjëri nga ata, por edhe emra të tjerë do të propozohen nga ai për nënkryetar të LSDM-së.

“Asgjë nuk dihet deri nesër, rreth orës 10 dhe 11 kur do të fillojnë mbledhjet e para. Nuk do të mund të thoja asgjë, për shkak se nuk janë formuar propozimet. Nuk ka propozime. Gjithkush mund të ketë ide në mendje, duke filluar nga unë, si i pari ndër më të veçantit në LSDM, dhe si propozues i autorizuar i LSDM-së”, deklaroi Zaev duke qeshur.

Ka njoftuar, se nesër LSDM-ja zgjedh nënkryetarët, anëtarët e kryesisë qendrore, anëtarët e bordit mbikëqyrës, kurse pas kësaj do të vijojnë mbledhjet ku zgjedhen nënkryetarët e partive, sekretari gjeneral, sekretari organizativ, sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar dhe bordi ekzekutiv i partisë.

Paralajmëron, se 30% organeve të partisë janë kuadro të ripërtërira.
“Ne nesër kemi kongres të ri, me politika të reja dhe definitivisht këtë do ta kuptoni nëpërmjet kuadrove të reja. Më së paku 30% janë kuadro të ripërtërira, në organet më të larta të partisë. Partia është e hapur me njerëz të rinj”, tha Zaevi.

Duke folur për kandidaturat e kryetarëve të komunave, ka deklaruar se për këtë do të flasin qytetarët, nëpërmjet anketave.
“Vetëm në këtë mënyrë LSDM-ja do të fitojë në të ardhmen”, tha Zaevi.

Baby Boo