Vetëm në gjuhën maqedonase, Spasovski në Fejsbuk ndau spot për kujdesin për shëndetin mental të qytetarëve në gjendje të jashtëzakonshme


Kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk ndau spot me të cilin qytetarëve u shpjegon se si të kujdesen për shëndetin e tyre mental gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Në spot janë gjashtë rekomandime për qytetarët se si ta bëjnë atë. I pari është ta kufizojnë kohën për informim dhe ndjekjen e lajmeve, i dyti është të kenë plan ditor dhe orar të aktiviteteve, ndërsa i treti është të relaksohen dhe të kultivojnë ndjenja pozitive. Me rekomandimin e katërt u sugjerohet qytetarëve të praktikojnë aktivitet fizik, me të pestin të ushqehen shëndetshëm, me të gjashtë të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me të afërmit.

Spotin e njëjtë e ndau edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Baby Boo