Vetëm dy javë të martuar/ Pamela Anderson ndahet nga bashkëshorti


Kanë kaluar vetëm 12 ditë dhe Pamela Anderson i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj Jon Peters. Çifti u kurorëzua më pak se dy javë më parë, por sëfundmi kanë lajmëruar fundin e marrëdhënies mes tyre.

Duke folur për mediat, Anderson tha se ky ishte një vendim i përbashkët që ajo dhe producenti i filmave, 74-vjeçari Peters kishin marrë. Aktorja kërkoi që njerëzit të respektonin privatësinë e tyre.

52-vjeçarja tha: Unë jam larguar nga pritja e ngrohtë e John dhe nga ajo që na mban bashkë. Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj. Kemi vendosur të rrimë pak larg njëri-tjetrit për të rivlerësuar se çfarë duam nga jeta dhe nga njëri-tjetri. Jeta është një udhëtim dhe një proces dashurie. Me ktë të vërtetë universale në mendje, të dy bashkë vendosëm të shformalizojmë martesën tonë. Faleminderit që respektoni privatësinë tonë”.

Më 20 janar, çifti (secili prej tyre ka qenë i martuar pesë herë të tjera më parë) u kurorëzua në një ceremoni private në Malibu, pasi u njohën para 30 vitesh. Peters ka qenë një parukier. Ai ngjiti shkallët e karrierës dhe është shndërruar në një producent filmash shumë i suksesshëm. Ai punoi në vitin 2018 me filmin “A Star is Born”, ku luante edhe Lady Gaga e Bradley Cooper.

Baby Boo