Vetëm 71 të vdekur, Australia rihap plazhet


Autoritetet australiane kanë vendosur të rihapin plazhet, pas një mbylljeje 3-javore. Ky vendim u mor pasi gjatë ditëve të fundit është vënë re një rënie e rasteve të reja me koronavirus në vend.

Në total, Australia ka 6.612 të infektuar, nga të cilët më shumë se 4 mijë janë shëruar, dhe vetëm 71 të vdekur. Njerëzit në Australi janë mjaft të lumtur me vendimin e qeverisë.

Tony Burroës zotëron një lokal në fundin verior të Coogee Beach. Mëngjesin e kësaj të hëne ai kishte zbritur në rërë për të parë situatën dhe vuri re se ishin hequr pengesat që bllokonin hyrjen. Ai tha se të gjithë po përfitojnë nga vendimi.

“Ka shumë familje, shumë notarë. Është me të vërtetë shumë bukur të rihapesh. Njerëzit po bëjnë gjënë e duhur dhe po kujdesen për veten e tyre e po zbatojnë rregullat. Ata po bëjnë xhiro ose stërvitjeë, nuk ulen.”

Ai tha që shumë nga klientët e tij që ishin mësuar me xhirot e përditshme ishin mërzitur shumë kur nuk e kishin mundësinë për ta bërë këtë gjë.

Baby Boo