Vetëm 2 orë u la Kadri Veseli që të çmallet dhe ta kalojë dhimbjen me familjen


Kadri Veseli është lejuar vetëm rreth 2 orë të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vd*ekjes së babait të tij.
Atij i është lejuar vetëm vizita në familjen e ngushtë, por jo edhe tek të papranishmit në tendën e vendosur, ku qytetarë nga e tërë Kosova po shkojnë për ngushëllime.

Më pas eskorta me vetura të EULEX-i dhe Policisë së Kosovës, janë larguar bashkë me Veselin.

Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur nëse ai do të qëndrojë më shumë në Kosovë, apo do të udhëtojë për në Hagë, ku ende vazhdon të jetë në pa*rabu*rgim.
Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vd*ekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën, por në ceremoninë e va*rrimit nuk ishte i pranishëm djali i tij i vogël. Ky i fundit iu kishte thënë familjarëve që ceremonia të vazhdojë edhe pa praninë e tij.

Baby Boo