Vetëm 10 të tillë në botë, CR7 i bën dhuratë vetes Bugatti 10 milionë eurosh


Një goditje tjetër nga CR7. Nuk po flasim për futboll, por për një zonë tjetër, në të cilën ylli portugez është një fenomen. Po, sepse përveç thyerjes së të gjitha rekordeve të mundshme në drejtkëndëshin e gjelbër, Cristiano Ronaldo është gjithashtu një koleksionist shumë i lakmuar i supermakinave dhe xhevahirëve të fundit me katër rrota.

Tashmë, një “bishë” bardhë e zi është gati të hyjë në garazhin e tij personal: Bugatti Centodieci. Po flasim për një produkt të kufizuar, të rezervuar vetëm për klientët e zgjedhur, me një vlerë ekskluzive 10 milionë euro.

E frymëzuar nga historia e markës Bugatti, kjo makinë prodhohet në Molsheim (Francë) dhe ka dhjetë të tilla në planet. Po flasim për “bishën” me motor W-8 8 litra, i aftë të lëshojë 1.500 kuaj fuqi, me një shpejtësi maksimale prej 380 km/orë dhe kalim shpejtësie 0-100 km/h në vetëm 2.6 sekonda.

Ylli i Manchester United do të ketë Bugatti Centodieci në dispozicion. Makina më e fundit do të gjejë hapësirën e duhur në garazhin e Ronaldos, tashmë të mbushur me dy Ferrari, një Lamborghini Aventador LP700, Urus, Rolls Royce Phantom, McLaren Senna dhe të pabesueshmet argjendi Bugatti Chiron.

Por ato nuk janë të vetmet. Nuk kalon shumë kohë para se CR7 të marrë një trill të ri me katër rrota. Sfida do të ishte llogaritja se sa metra katrorë garazh do të duheshin për t’i mbajtur të gjitha këto makina luksoze.

Baby Boo