Vetëm 10 shtete në botë nuk kanë paraqitur asnjë rast të koronavirusit


Koronavirusi tani për tani nuk është konfirmuar vetëm në dhjetë shtetë prej gjithsej 193 të cilat janë anëtare me të drejtë të plotë në Kombet e Bashkuara, ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka njerëz të infektuar në të gjitha kontinentet, përveç në Antarktik.
Ishujt Marshall janë vendi i fundit që ka regjistruar një rast të virusit vdekjeprurës, ndërsa Arkipelagu paqësor është pjesë e Australisë dhe Oqeanisë, kontinent me më pak shtete të goditura nga koronavirusi.

Vendi më i madh në të cilin zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjë rast i koronavirusit është Koreja Veriore, autoritetet e së cilës e vendosën në karantinë qytetin Kaesong në afërsi të kufirit me Korenë Jugore më 26 korrik, prejse ishte gjetur një person për të cilin ka dyshime se është infketuar me virusin. Megjithatë, ato dyshime nuk ishin konfirmuar, dhe për atë, edhe krahas numrit të rezervuar të infermiereve eksperte, Koreja Veriore zyrtarisht është përmendur si vend në të cilin virusi nuk ka depërtuar.

Turkmenistani është vendi i dytë aziatik që nuk ka konfirmuar prani të koronavirusit, edhe pse kufizohet me Iranin, ku janë regjistruar pothuajse gjysmë milion njerëz pozitiv ndaj virusit, si dhe me Kazakistanin, i cili paraqiti më shumë se 100.000 raste të infektimit. Kishte raporte krahasuese për qytetarët e Turkmenistani të cilët kanë pasur simptome të koronavirusit, madje edhe në gjoja vdekje, por autoritetet e atjeshme deri tani nuk kanë paraqitur asnjë rast.

Tetë vendet tjera në të cilat koronavirusi nuk është konfirmuar gjenden në Oqeani, ndërsa vendi më i madh prej tyre është Vanuatu, e cila ka më pak se 300 000 banorë. Vendi më i vogël pa koronavirus është Nauru, e cika ka vetëm 12.000 banorë. Në listë janë edhe Kiribati, Mikronezia, Palau, Samoa, Tonga dhe Tuvalu.

Baby Boo