Vetëm 1.781 mërgimtarë do të votojnë për president të Maqedonisë së Veriut


Gjithsej 1.781 qytetarë do të votojnë në 32 Përfaqësi diplomatike- konsullore dhe Zyra konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në diasporë në zgjedhjet presidenciale, ku numri më i madh i tyre do të plotësojnë të drejtën e votës në Venecia 290, Lubjanë 215 dhe Paris 123 persona.

Siç ka bërë të ditur KSHZ, nga gjithsej 1.841 qytetarë të paraqitur të votojnë në zgjedhjet në këto përfaqësi në afatin e paraparë, 1.835 persona i kanë përmbushur kushtet për realizimin e të drejtës së votës.

Njëherësh në 15 Përfaqësi diplomatike-konsullore dhe Zyra konsullore të shtetit në diasporë (Ankara, Astana, Athinë, Varshavë, Doha, Kajro, Kiev, Madrid, Moskë, Nju Delhi, Pekin, Podgoricë, Selanik, Sofje dhe Tiranë), janë pranuar më pak se 10 qytetarë, që konform nenit 165, paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor për gjithsej 54 persona nuk ekzistojnë mundësi ligjore votimi të realizohet pasi për ta nuk do të sigurohen borde zgjedhore.

Këto persona të drejtën e votës do të mund ta realizojnë në vendvotimet e përqendruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut për çka KSHZ e ka angazhuar Shërbimin profesional t’i lajmërojë ata.

Baby Boo