Vesna nga Shkupi tregon se si u infektua me virusin korona bashkë me bashkëshortin

Vesna Kondratenko nga Shkupi e infektuar me koronavirus në një postim në profilin e saj në Fejsbuk rrëfen se si ajo dhe bashkëshorti i saj janë infektuar.

” Tani kur jemi më mirë, do të doja t’ju njoftoj se konfirmuam se virusi mbërriti nga kolegë nga Serbia të cilët kanë qenë për vizitë në kompani. Të pavetëdijshëm për sëmundjen që e bartin, kishin kontakte me një numër të madh të të punësuarve”, shkruan ajo, raporton news33.

Ajo shton se menjëherë sapo janë sëmurë janë mbyllur në shtëpi duke menduar se bëhet fjalë për grip të zakonshëm.

“Kishim tre përpjekje që të bëjmë test për koronavirus, por nga Qendra për shëndet publik na refuzonin me shpjegim se meqë nuk kemi udhëtuar, nuk ka rrezik të jemi të infektuar me koronavirus. Pas pesë ditëve me temperaturë mbi 39 gradë, Zorani fitoi pneumoni, por asnjë spital nuk mund ta pranonte për shkak të rrezikut nga koronavirusi. Më në fund u testua në pitalin “Filipi i Dytë” ku u kofirmua se është i infektuar. Menjëherë u ndërmorën të gjitha masat e nevojshme të cilat falënderim Zotit po japin rezultate”, shkruan Kondratenko.

Ajo apelon që qytetarët t’i kufizojnë kontaktet dhe rreptësisht t’u përmbahen rekomandimeve të Qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi.