Veseli: Vetëvendosja më çoi mesit për të qeverisur bashkë


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar të kenë bashkë një koalicion qeverisës.

“Kam thënë publikisht se nuk ka nevojë të më dërgojnë mesit të themi në gjuhën popullore, por unë nuk futem në atë pazar.Ka pasur iniciativa nga LVV të bashkëpunojmë, ka pasur kërkesë për të qenë bashkë në pushtet”, thotë Veseli.

Sipas tij Kosovës i duhet një ndryshim rrënjësor në mënyrat e të bërit politikë.

“Por unë kam një qëndrim që është shumë i qartë për mua për Kosovën të cilës i duhet një ndryshim rrënjësor në mënyrat e të bërit politik për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në menaxhimin e sfidave me Serbinë”.

“Këto janë dy momentet që Kosova duhet të udhëhiqet shpejt dhe fuqishëm, këtu do të jem i pa kompromis. Me secilin në PDK jam i kënaqur me reformat në parti me pritshmëritë e qytetarëve”, ka thënë ai në Klan Kosovë.

I pyetur se a do të bënte koalicion me LVV-në, Veseli deklaroi se nuk ka vija të kuqe me askënd.

Baby Boo