Veseli tregohet konstruktiv: Mund ta takojë Kurtin


Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se mund ta takojë Albin Kurtin, ku ky i fundit para disa ditëve i ka bërë ftesë.

“Para disa ditësh, Albini Kurti është shprehur publikisht se do që të më takojë. Për çështje shtetërore, unë edhe mund ta takoj”, ka shkruar ai, përcjellë Periskopi. Veseli ka thënë se nuk ka thirrje për taktizim e unifikim qëndrimesh pozitë dhe opozitë karshi Serbisë, por janë vetëm konsum elektoral i Albin Kurtit. “Nuk ka thirrje taktike për unifikim qëndrimesh pozitë dhe opozitë para Serbisë, vetëm për konsum elektoral të Albin Kurtit dhe damkim me shantazhe”, ka shkruar ai. Tutje Veseli ka thënë se Albin Kurti nuk ka nevojë për takim nëse ai mendon se është i shantazhuar nga Gjykata Speciale.
“Por, nëse vërtet mendon se jam i shantazhuar nga Gjykata Speciale, atëherë Albin Kurti nuk ka nevojë të paktën për mua si një nga themeluesit e UÇK-së. Në çdo qëndrim kombëtar që keni proklamuar para fushatës zgjedhore do të jemi me ju. Edhe për flamur kombëtar, edhe për bashkim, edhe për punësim, edhe për konfiskim pasurish për çdo përfitues të paligjshëm. Por, asnjëherë përkulje para presionit, shantazhit e manipulimit”, ka shkruar ai. Lideri i PDK-së, po ashtu ka folur edhe për deklaratat e fundit të nënkryetares së Vetëvendosjes Fatmire Mullhaxha-Kollçaku duke thënë se VV duhet ta lërë UÇK’në dhe të merret me Serbinë.

Baby Boo