Veseli: Sa për mua 1000% taksë ndaj Serbisë, por me këto sjellje Hale tha të vazhdoni vetë


Kokëfortësia e kryeministrit Haradinaj, bëri që nga Amerika të vijë nënsekretari amerikan, David Hale, për t’u përkujtuar liderëve shtetëror disa fjalë nga letra e presidentit Trump, dërguar kohë më parë.

Se çfarë u fol në takimin e së shtunës tregoi kryeparlamentari Kadri Veseli në një intervistë për Pista News, përcjellë Klan Kosova.

“Ndihmëssekretari ka qenë shumë i qartë, shumë i drejtpërdrejtë dhe na ka pyetur, në fakt ka marrë letrën e Presidentit Trump dhe ka nënvizuar disa fakte, po tentoj të barti disa detaje nga takimi: Tha cili do të jetë qëndrimi juaj, për faktin se SHBA-të dëshirojnë të kenë një involvim serioz, por po e potencoj Ndihmëssekretarin, por jo edhe të humbim kohë nëse nuk ka gatishmëri të Kosovës të marrë vendimmarrje. Ky ka qenë një qëndrim, i cili mund të konsiderohet në pjesën e parë një mesazh i jashtëzakonshëm për qëndrimin e SHBA-së që Kosova shkon në Dialog si shtet i pavarur dhe sovran dhe për njohje, por në të njëjtën kohë që përgjegjësinë e merrni ju – dëshironi të shkoni apo nuk dëshironi të shkoni?”, ka thënë Veseli.

Veseli, më tutje, ka treguar se Nënsekretarit Hale ka pyetur nëse Kosova fiton duke e vendosur taksën si mjet bllokimi, apo duke shkuar në tavolinën e bisedimeve.

“Tarifa është vendim i juaji si shtet i pavarur dhe sovran, por ju duhet të mendoni strategjikisht: fitoni duke e vendosur tarifën si mjet bllokimi, apo dëshironi që të shkoni në tavolinën e bisedimeve, të bartni qëndrimet të cilat i keni ju si shtet i pavarur dhe sovran, përfshirë edhe frikën për ndarje – ku qëndrim shumë i qartë nga Ndihmëssekretari edhe këtë herë ishte se SHBA-ja nuk preferon asnjë opsion të cilin nuk e preferojnë palët, apo dëshironi ta përdorni pjesën e tarifës si pretekst”.

Kryeparlamentari gjithashtu është shprehur se taksa ka qenë propozim i tij, i orientuar tërësisht ndaj Serbisë dhe ajo ka kuptim vetëm derisa drejtohet kundër Serbisë, por jo nëse kalon si qëndrim ndaj SHBA-ve.

“Tarifa ka kuptimin vetëm derisa drejtohet kundër Serbisë. E doni qëndrimin tim? Duhet edhe 1000 për qind t’ia bëjmë Serbisë, për vetë faktin se po krijon reaksion ndaj nesh se si na ka bllokuar, se si nuk ka korrektësi ndaj nesh. Por, në momentin kur të kalon qëndrim ndaj SHBA-së, unë, Partia Demokratike e Kosovës, ndërron qëndrim”.

Baby Boo