Veseli: Kosova nuk ndahet me asnjë çmim


Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është shprehur optimist pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për dialogun me Serbinë.
Veseli para gazetarëve ka thënë se shumë shpejt partitë do të arrijnë një koncensus dhe Kosova do ta ketë ekipin e unitetit për dialog me Serbinë.

“Dua ta them se do të arrihet koncesusi. Do të kemi unitet të ballafaqimit me Serbinë, do të ndërtojmë platformën. Edhe pse në momentet aktuale ende na duhet kohë”, ka thënë Veseli.

Ai tutje ka deklaruar se në këto momentet partitë duhet të harrojnë poenat politikë, pasi është me rëndësi vendimmarrja për shtetin, njofton Gazeta Express.

Veseli është zotuar se Kosova nuk do të ndahet me asnjë çmim. Theksoi gjithashtu se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Kosova nuk ndahet në asnjë çmim. Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive asnjëherë”, deklaroi Kadri Veseli.

Ndryshe në mbledhjen e Kryesisë partitë nuk arritën ndonjë marrëveshje për dy seancat që dështuan për shkak të mungesës së kuorumit./Pacensure

Baby Boo