Veseli dhe Limaj koordinohen me Shqipërinë për fazën finale të dialogut


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë filluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku po takojnë krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës.Temë kryesore e takimeve është gjendja politike në Kosovë, Shqipëri e rajon dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në rrugën drejt integrimeve evropiane, raporton Ekonomia Online.Kryeparlamentari Veseli dhe zëvendëskryeministrat Limaj e Gashi do të diskutojnë në takime me krerët e shtetit shqiptar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe për nevojën e unifikimit të skenës politike në Kosovë gjatë për çështjen e dialogut.Veseli i tha Berishës se Kosova është duke kaluar në fazë të ndjeshme, derisa u shpreh i bindur në përkrahjen e tij, raporton Ekonomia Online.“Jemi në një proces shumë të ndishëm, duhet të jemi unikë. Jam shumë i bindur në përkrahje tuaj në mënyrë që të ecim përpara si regjion. E kemi qëllim që si Shqipëria, Kosova, Serbia, të integrohemi në BE dhe në NATO”, ka thënë Veseli në fillim të takimit, derisa mediet ishin duke marrë pamje.Veseli e njoftoi Berishën se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është propozuar nga institucionet e Kosovës si mandatar i ekipit negociator të Kosovës për fazën finale të dialogut me Serbinë, raporton EO.Ndërsa ish-kryeministri shqiptar tregoi se e mbështet fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Gjatë vizitë së tij në Tiranë, kryeparlamentari Veseli do të takohet edhe me homologun e tij, Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta, kryetarin e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Rexhep Meidani./Pacensure

Baby Boo