VESELI DEMONSTRIMIN E THAÇIT NË VERI E QUAN PATRIOTIZËM TË RREJSHËM


Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se Veriu i Kosovës nuk mbrohet me demonstrime të rrejshme. Ka thënë se veprime të tilla manipuluese dhe të rrezikshme duhet të marrin fund.
Reagimi i Veselit ka ardhur pas shkuarje se Thaçit në Veri me disa zyrtarë të PDK’së dhe protestës së Vetëvendosjes në Prishtinë, për të cilën ka thënë se i ka shkaktuar humbje qytetarëve të Kosovës.

“Sot nuk fitoi asgjë Kosova. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri tjetrit dhe manipuluesit politikë. Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit. Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme”, ka shkruar Veseli, në Fb.

Veseli ka treguar se Kosova mbrohet nëse bëhen të gjithë bashkë kundër Serbisë.

“Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe vetë shtetin e Kosovës: duke qëndruar të bashkuar përballë Serbisë. Rrugët tjera e kanë një emrues të përbashkët: dështimin dhe dëmtimin e shtetit. Pa asnjë dilemë!”, ka shtuar ai.

Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar Veriun e Kosovës bashkë me dy zyrtarët e lartë të PDK’së, Bedri Hamzën e Abelard Tahirit, të dy ministra të Qeverisë Haradinaj.

Ndërkohë në kohën kur Thaçi ndodhej në Veri në Prishtinë është organizuar protesta kundër idesë së tij për ndryshim e korrigjim kufijsh me Serbinë.

Baby Boo