Veseli: Delegacioni kosovar ka dështuar në takimin e Shtëpisë së Bardhë


I pari i PDK’së Kadri Veseli e ka quajtur dështim paraqitjen e delegacionit kosovarë në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se me këtë rast Kosova e ka humbur mundësinë që të arrihet marrëveshja përfundimtare. Veseli ka thënë në Washington është cenuar sovranitetin dhe integritetin e vendeve Kosovë- Serbi, madje ka thënë delegacioni kosovar kishte një zmbrapsje, një befasi të pakëndshëm.

“Ne e kemi bërë të qartë pozicionin e PDK’së, ne mendojmë që është shans i humbur takimi në Uashington pra në Shtëpinë e Bardhë. Në kulmin e politikës botërore ku ka pasur shans të jetë delegacioni jonë është pritur shumë gjatë nga qytetarët ka qenë edhe një shpresë që një proces i dhimbshëm do të përfundonte dhe do të kishte një epilog i cili do të ishte pozitiv. Dhe do të kishim marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, pa cenuar sovranitetin dhe integritetin e vendeve. Ne mendojmë se është dështim i delegacionit tonë, kishim një zmbrapsje, kishim një befasi të pakëndshëm”, tha ai.

I pari i PDK’së tha se në dokumentet e nënshkruara po flitet për resurset e Kosovës, dhe jo për njohje.
“Ne kemi insistuar që SHBA të jetë pjesë e marrëveshjes finale. Aty flitet për Ujmanin dhe resurset tjera, por jo njohjen e Kosovës nga Serbia. Po ashtu u fol edhe për mini-shengen”, theksoi ai.

Baby Boo