Veseli: Asnjë centimetër tokë e Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qëndrore ka takuar strukturat partisë në Vushtrri dhe Mitrovicë. Përmes një postimi në Facebook nga faqja zyrëtare e PDK’së është bërë e ditur se në këto takime kryetari Veseli ka folur për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe sfidat me pandeminë.

Veseli siguroi edhe një herë strukturat e këtyre dy qyteteve se asnjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë e cila cënon integritetin territorial të Kosovës nuk do të jetë e pranueshme.
“Mitrovica dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Asnjë centimetër tokë e Republikës së Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë.” ka thënë ai.

Poashtu ai ka shprehur mbështetjen e tij dhe të partisë për këto dy degë dhe ka inkurajuar ato që të vazhdojnë punën e mirë në të mirë të qytetarëve të këtyre dy komunave.

Baby Boo