Vesel Memedi i paprekshëm, ja kush i rri prapa?!


RDK e Vesel Memedit mbetet partia e paprekshme në koalicionin qeverisës, e cila ka postin e ministrit dhe disa drejtori të rëndësishme. Në bisedimet për zgjerimin e koalicionit, është vënë në tryezë edhe çështja e kësaj partie, për komoditetin dhe pushtetin që ka me një deputet, por siç mëson INA nga burime qeveritare, Memedi ka pasur përkrahje të fuqishme nga BDI.

Një zyrtar i kësaj partie thotë se vetë Ahmeti është përkujdesur që mos të preket Memedi dhe posti i ministrit që i takon, sepse javëve të kaluara ishin shtuar zërat në LSDM që ti merret posti i ministrit të Pushtetit Lokal dhe ti jepet njërës prej partive të reja që u bënë pjesë e Qeverisë. Memedi i ka qëndruar besnik koalicionit qeverisës, edhe pse ASH braktisi ate, në shenjë pakënaqësie.

Baby Boo