Vesa Luma i kundërpërgjigjet fanses që e kritikoi se “është shëmtuar me ndërhyrjet estetike”


Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj në vendin e largët ku ajo jeton.
Vesa është shumë e komentuar në rrjetet sociale për paraqitjet e saj, teksa nuk heziton që disa nga komentet t’i lexojë dhe pse jo edhe të kthejë përgjigje në raste të caktuara.

Së fundmi, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, Vesa është komentuar nga një fanse e cila i ka shkruar se “pse është shëmtuar me ndërhyrjet estetike”
Një komenti të tillë, Vesa ka vendosur t’i përgjigjet me ironi duke shkruar: “S’i kam bërë asgjë…mendova t’i bëj, pastaj mu kujtua që duhet të vëj maskë, më kishin shkuar lekët kot”.

Baby Boo