Vërshimet në Shkup, Ganiu: Brenda 30-40 minutave, të gjitha rrugët në Çair kanë qenë të kalueshme


Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu në Click 21 komentoi vërshimet e fundit në Shkup. Ai tha se për 30-40 minuta të gjitha rrugët në Çair kanë qenë të kalueshme.

“Pasi që u ndal stuhia, pasi që u ndal shiu, brenda 30-40 minutave ne i kemi pasur të gjitha rrugët të kalueshme nëpër Çair, sidomos bulevardet, ajo tregon se infrastruktura nëntokësore apo kanalizimi atmosferik nuk është që funksionon”, tha mes tjerash Ganiu.

Baby Boo