Veprimi i çuditshëm i kosovarit, prezantohet si polic për ta ngacmuar një grua në rrugë


Një grua ka njoftuar policinë se është ndaluar në rrugë një person i cili i është prezantuar si zyrtar policor dhe është marrë në pyetje.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 29 prillit në Prishtinë, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ndaluar nga një i dyshuar mashkull, i cili është prezantuar si zyrtar policor dhe është marr në pyetje nga ai”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.

Baby Boo