Vendosen domate para MPJ-së, OBRM-PDUKM-ja ironizon me deklaratat e Dimitrovit

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ditë më parë tha se nëse BE vendos që të fillojë negociatat me Maqedoninë, vendeve anëtare të BE-së do t’ju dhurojë domate.

Baby Boo

Ndërsa me këtë deklaratë kanë ironizuar nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, të cilët thonë se dështimet në diplomaci nuk mbulohen me domate.

Përfaqësues të OBRM-PDUKM sot vendosën domate në hyrje të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si akt për t’i treguar Dimitrovit për dështimet që ka bërë në diplomaci dhe shtrenjtimin e domateve në vend.

“Diplomacia nuk mbulohet me domate. Domatet nga prodhimi i këtij viti janë shtrenjtuar, ndërsa Zoran Zaev dhe Nikolla Dimitrov nuk arritën të bëjnë reforma për bisedimet me BE-në. BE kërkon rezultate dhe jo shitës të emrit dhe domate. Diplomacia e Dimitrovit po pëson debakël. Domatet të cilat duhej të dërgoheshin në Evropë, mbeten të shtrenjta për Dimitrovin dhe Zaevin, ndërsa me këtë qeveri rrezikohen edhe prodhimtaritë e viteve të ardhshme”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti kërkojnë që Dimitrov dhe Zaev të ndalojnë siç thonë, me dëmtimet ndaj shtetit.

Restorant Lumare