Vendkalimi kufitar “Dojrani” i mbyllur deri më 4 gusht


Për shkak të protokolleve të reja të Qeverisë greke për masa kufizuese për shkak të Kovid-19 është dorëzuar njoftim se vendkalimi kufitar grek “Dojrani” do të mbyllet trafiku për udhëtarë dhe mallra në periudhën nga e mërkura 22 korrik nga ora 00:00 deri të martën më 4 gusht.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se deri te shërbimi kufitar në vendkalimin kufitar “Dojrani i Vjetpr” nga ana e shërbimit kufitar grek nga vendkalimi kufitar “Dojrani” ndërsa lidhur me protokollet e reja të Qeverisë greke për masa kufizuese për shkak të Kovid-19 është dërguar njoftim se vendkalimi kufitar grek “Dojrani” do të mbyllet trafiku për udhëtarë dhe mallra në periudhën nga 22.07 (e mërkurë) nga ora 00:00 e deri më 04.04.2020 (e martë)” informon MPB-ja.

Të gjitha automjetet për udhëtarë dhe automjetet transportuese që planifikojnë të realizojnë hyrje dhe dalje nga dhe në Greqi në periudhën e theksuar këtë mund ta realizojnë në vendkalimin kufitar grek “Evzoni”.

Baby Boo