Vendimi për çeljen e negociatave, Xhaferi: Vendimi është motivues për Maqedoninë


Vendimi që i jep dritë jeshile hapjes së negociatave me Maqedoninë, për kryetarin e kuvendit, Talat Xhaferi është vendim që duhet të motivojë të gjithë në vend për të bërë gjithcka që është e nevojshme për të filluar negociatat.

Ai nuk sheh asgjë shqetësuese në faktin se celja e negociatave  determinohet për në qershor të vitit të ardhshëm. Kjo për të është kohë e mirë që vendi të hapërojë në proceset reformuese.

“Mendoj që aspak nuk duhet të jetë afektues fakti që vendimi është shtyrë për një vit. Për faktin që përcakton datën në të cilën fillojnë bisedimet për fillim të procesit integrues për hapjen e të gjitha temave që duhet t’i hapim, kapitujve. Përkundrazi përcaktimi i datës  për në qershor të vitit të ardhshëm duhet të jetë motivues për të gjithë ne  që ti bëjmë përgatitjet e duhura në afatet e duhura edhe për aspektin inrfrastrukuro por edhe për aspektin e përgatitjen e gjithë administratës  e cila do duhet të jetë bartëse e gjithë procesit” – u shpreh Kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

 

Vendimi është motivues edhe për krymenistrin Zaev. Ai shprehu kënaqësinë për fitimin e datës për bisedime në qershor të vitit 2019, duke uruar njëkohësisht edhe Shqipërinë, me të cilën tashmë Maqedonia ndan rrugëtimin drejt BE-së.

Zaev gjithashtu premtoi angazhim për të përfunduar reformat e kërkuara.

“Vendimi i Bashkimit Evropian është i plotë dhe tërësisht në pajtim me pritshmëritë tona. Ne jemi të lumtur dhe sigurisht të motivuar edhe më shumë. Politikat tona si shtet do të vazhdojnë të fokusohen në punën voluminoze që është e nevojshme për t’u përforcuar institucionet dhe të kthehet besimi i qytetarëve. Transparenca para qytetarëve, lufta ndaj korrupsionit, përkushtimi në sundimin e së drejtës dhe qasja jonë miqësore me fqinjët janë shembuj për shoqëritë tjera në Ballkan por edhe më gjerë” – tha Kryeministri, Zoran Zaev.

 

Por opozita maqedonase nuk është kaq optimiste. Për kreun e saj Mickovski,  Qeveria e largoi edhe  shumë vendin nga strukturat euro-atlantike.

“Maqedonia nuk mori rekomandim të pastër dhe të menjëhershëm siç premtoi Zoran Zaev dhe Qeveria,  por vetëm shpresë së ndoshta vitin e ardhshëm në këtë kohë do të plotësohen kriteret për caktimin e datës për negociata. Maqedonia gjithë vitin do të duhet të vendnumërojë sepse sipas raportit është e nevojshme të bëhet progres në luftën kundër korrupsionit, reformat thelbësore në më shumë fusha dhe krijim të kushteve për gjyqësor të pavarur” – deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Megjithë pesimizmin e opozitës, pushteti është i bindur se do të përmbushë reformat e kërkuara në afat dhe vitin që vjen Maqedonia do të marrë përfundimisht datën për fillimin e bisedimeve, pa asnjë kërkesë shtesë.

Baby Boo