Vendimi i shokut tim, Izet Mexhitit është personal dhe unë e respektoj, tha Grubi


Zvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik, Artan Grubi e ka komentuar tërheqjen e Izet Mexhitit nga funksioni i koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së.
Thotë se vendimi i tij është personal dhe ai e respekton.

“Në mbledhjen e fundit të BDI-së, të gjithë ne u zotuam dhe dhamë fjalë njëri-tjetrit, mbështetëm politikat e zotëri Ahmetit. Qëndrojmë pas asaj deklarate të zotëri Ahmeti dhe unë nuk kam çfarë të shtoj. Ndërsa vendimi i shokut, mikut tim Izet Mexhitit, bashkëpartiakut dhe kolegut, është vendim personal dhe e respektoj”, tha Grubi në takimin me risin Shaqir Fetahu në BFI.
Ai gjithashtu ka njoftuar, se nuk e di se ka projekte që realizohen nga Qeveria e që janë jashtë programit të BDI-së, pasi siç tha, programin qeverisës që realizohet është votuar po nga këta deputetë.

“Nuk e di që ka jashta programit të BDI-së, për arsye se programi qeveritar është konfirmuar me votë nga po këta deputetë në Kuvendin kur është zgjedhur edhe Qeveria. Qeveria është zgjedhur me program qeveritar i cili ka marrë përkrahjen e po këtyre 62 deputetë dhe ripërkrahjen në votimin për votëbesimin”, tha Grubi.
Kjo deklaratë e Grubit vjen ngaqë dje, Mexhiti njoftoi se do të heqë dorë nga funksioni i koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend.

Baby Boo