Vendimi i këshillit të BE-së, Bakiu: Moment historik për Maqedoninë


Vendimin e antareve të BE-së që Maqedonia të nis negociatat në qershorë të vitit 2019 analisti politik Qashif Bakiu e sheh si një moment historik në rrugën e saj evropiane. Tani gjithçka do të varet nga përgjegjësia e klasës politike nënvizon Bakiu duke shtuar se ky rast nuk duhet lëshuar.
“Shetet anëtare edhe përkundër dilemave disa nga to u vunë mbi interesat e tyre paraprake dhe gjetën një formulë për t’i avancuar proceset në Maqedoni. Mendoj se tani ngelet topi në Shkup dhe varësisht sa e përgjegjshme do të jetë klasa politike për t’i hecë proceset  përpara aq edhe do të hecë procesi përpara. Mendoj se është një moment i cili duhet shfrytëzuar, është një moment i cili kërkon përgjegjësi të plotë dhe duhet shfrytëzuar. Për Maqedoninë nuk ka mundur të ketë rezultat më pozitiv krahas realiteteve politike që po zhvilloheshin”, tha Qashif Bakiu, analist politik.
Është  një hap tejet pozitiv për Maqedoninë në rrugën e saj evropiane vlerson edhe Analisti Petar Arsovski. Sipas tij e gjithë Evropa, ShBA-të përfshi edhe fqinjët Bullgarinë dhe Greqinë me të cilat deri para një viti kishim marëdhënie të përkeqësuara u rreshtuan në përkrahje të Maqedonisë.
“Gjithsesi se ky është hapërimi më i madh që ka bërë Maqedonia në agjendën europiane. Për herë të parë flasim për datë konkrete krahas asaj që është e kushtëzuar, flasim për afate konkrete. Do të thotë se vendimi i Këshillit Evropian është që Maqedonisë t’i ndahet datë për negociata në vitin 2019  me kusht që ti përfundojë gjërat që kanë mbetur mandje flitet edhe për konferencën e parë ndërministrore ka fundi i vitit 2019. Kjo gjithsesi është hapërim pozitiv”, tha Petar Arsovski, analist politik.
Tani ju takon të dyja vendeve të përmbushin të gjitha kushtet e kërkuara ndërsa deri atëherë Komisioni Evropian është i obliguar ta përgatisë terrenin për çeljen e negociatave.
Baby Boo