Vendimi final për Djokoviqin merret të hënën


Leja e posaçme që kishte siguruar nga organizatorët e Australian Open, nuk ka asnjë efekt. Novak Djokoviq nuk është lejuar të futet në Australi, kjo për vetë faktin se tenisti serb nuk është i vaksinuar.

Kjo çështje kaloi kufijtë sportiv duke u kthyer në një çështje politike, solli një reagim të madh, ku si gjithnjë në të tilla raste, në Serbi kthehet në çështje qeveritare, nga presidenti Vuçiç e deri tek Ministria e Sportive, të gjithë nxituan duke reaguar dhe kërkuar llogari për këtë vendim që nuk e lejon tenistin të marrë pjesë të grand slemin e parë për këtë vit.Aktualisht, Djokoviqi ndodhet në Melburn dhe aty do të qëndrojë deri në fundjavë pasi përfaqësues të tenistit kanë apeluar vendimin e qeverisë australiane për të mos e lejuar të futet në vendin e tyre por kërkojnë që të kthehet në Serbi. Djokoviqi qëndroi për rreth tetë orë në aeroport ku iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm dhe dokumentacioni që ai dispononte, së bashku me lejen speciale, nuk ishte i mjaftueshëm, i rregullt, për ti lejuar atij futjen në Australi.

Në këtë pikë kanë hyrë në skenë avokatët e Djokoviqit që kanë apeluar këtë vendim ndërsa përgjigjja përfundimtare do të jepet të hënën, nëse do të mund të futet në Australi apo jo. Kujtojmë që Australian Open starton më 17 janar.

Baby Boo