Vendime për izolim kanë marrë 368 persona gjatë 24 orëve të fundit


 Vendime për izolim u janë dhënë 368 personave, ndërsa 47 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim gjatë 24 orëve të fundit (28/29 maj) në territorin e vendit, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia ka kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetëizolim, ku është evidentuar se një person nuk e ka respektuar masën vetëlizolim.

“Gjithashtu, lidhur me masën e mosëmbajtjes së pajisjeve mbrojtëse për fytyrë, janë regjistruar 440 kundërvajtje”, informojnë nga MPB.

Baby Boo