Vendim i ri: Nuk do të kontrollohet nëpër shtëpi dhe nuk do të ketë gjoba nëse keni më shumë se 4 mysafirë!


Deputetët e LSDM-së dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ndryshuan mendim. Tërhoqën propozimin i cili parashikonte kontroll në shtëpitë e qytetarëve dhe gjoba nëse ka më shumë se katër mysafirë.
Kjo ishte diskutuar në seancën dëgjimore të Komisionit lidhur me ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive.

Mbajtja e maskës në ambient të hapur mbetet e detyrueshme, ndërkaq këto persona janë të liruar nga mbajtja e maskës në ambient të hapur:
Personat të cilët kryejnë aktivitete sportive, fëmijët më të vogël se 6 vjeç, nëse e ngisni makinën vetëm ose me familjen e ngushtë, fëmijët me sëmundje kronike ose me aftësi të kufizuara, personat të cilët janë në pritje për marrjen e rezultatit të testit Covid-19 janë të detyruar të qëndrojnë në vetëizolim .
Ndërsa sa u përket gjobave mbeten të njëjta. 20 euro gjobë për mosmbajtjen e maskës dhe 50 euro gjobë për mosrespektimin e izolimit.

Baby Boo